FJALOR TERMINOLOGJIK I VIKTIMOLOGJISË

FJALOR TERMINOLOGJIK I VIKTIMOLOGJISË
Author :
Publisher : Ahmet Maloku
Total Pages : 38
Release :
ISBN-13 : 9789951459556
ISBN-10 : 9951459552
Rating : 4/5 (52 Downloads)

Book Synopsis FJALOR TERMINOLOGJIK I VIKTIMOLOGJISË by : Ahmet Maloku

Download or read book FJALOR TERMINOLOGJIK I VIKTIMOLOGJISË written by Ahmet Maloku and published by Ahmet Maloku. This book was released on with total page 38 pages. Available in PDF, EPUB and Kindle. Book excerpt: Shoqëria jonë duket se është gjithnjë më e shqetësuar me zbulimin dhe dënimin e kryesve të veprave penale e më pak me viktimat e dalura nga kriminaliteti. Është një sfidë jashtëzakonisht e madhe për t`i studiuar format e dëmshme dhe shkatërrimtare të kriminalitetit, forma të cilat pas vetes lënë një numër të madh viktimash në sisteme, kultura, shoqëri dhe kohë të ndryshme. Pavarësisht rritjes ekonomike në periudhën e pasluftës në Kosovë, kriminaliteti përgjithësisht ka vazhduar të rritet në vitet e fundit (sidomos veprat penale kundër pasurisë, nga të cilat kemi shumë viktima), shpesh në një shkallë alarmante dhe atë duke lënë shumë ndjenja të pasigurta te qytetarët e Kosovës. Shkalla e lartë e kriminalitetit, nivelet e larta të frikës nga kriminaliteti, kanë bërë që të kemi një rritje të madhe të viktimave, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. Studiuesit nga e gjithë bota tani janë të përfshirë në një masë të konsiderueshme në studimin e kriminalitetit dhe viktimizimit, gjë që kjo ka çuar në një vitalitet edhe më të madh në këtë fushë. Ky fjalor sjell një varg termesh a nocionesh në lidhje me viktimën, terma që kanë qenë dhe janë përdorur ndër shekuj në botë. Decenieve të fundit, interesimi për viktimën e krimit është rritur mjaft, por në trojet shqiptare ka pasur pak dhe shihet që ka ende mungesë të botimeve të ndryshme që i kushtohen shkencës së viktimologjisë. Prandaj shpresojmë, njëkohësisht edhe urojmë që ky fjalor i parë para publikut shqiptar të kontribuojë, gjegjësisht t'u ndihmojë viktimologëve, kriminologëve, sociologëve, gjykatësve, prokurorëve, policëve, gazetarëve, studentëve të shkencave shoqërore dhe natyrore, si dhe gjithë atyre të cilët hulumtojnë viktimën dhe fenomenin viktimë në çdo aspekt. Ende pa e pasur këtë fjalor në duart tuaja, sigurisht se ju mund të keni ndjenjën e mungesës së informacioneve nga fusha të ndryshme, si nga ajo e viktimologjisë, kriminologjisë, penalogjisë, kriminalistikës, të drejtës penale, psikologjisë, sociologjisë, mjekësis ligjore, si dhe të shumë shkencave të tjera që e prekin viktimën në mënyrë direkte apo indirekte. Prandaj, tani ju mund të veproni, sepse ky fjalor tashmë është një libër më shumë në bibliotekën apo tavolinën tuaj. Ky fjalor është për ju. Fjalori, i titulluar "Fjalor terminologjik i viktimologjisë", është një vepër e parë gjithëpërfshirëse në fushën e viktimologjisë në trojet shqiptare. Një hyrje e shkëlqyeshme në temat, nën ombrellën e viktimologjisë, për ata që nuk kanë njohuri në terren, gjithashtu edhe një doracak e përditësues i nivelit më të lartë për ata që kanë njohuri në fushën e viktimologjisë. "Fjalori terminologjik i viktimologjisë", ofron një sondazh të përparuar të teorive, koncepteve dhe figurave kyçe në këtë fushë. Kombinon këtë gjerësi të mbulimit me autoritetin dhe perspektivën ndërkombëtare duke krijuar një burim referimi për studentët, studiuesit profesionistët dhe lexuesit. Ky fjalor paraqet nocionet nga hulumtimet e fundit, si dhe termat tradicionalë që pasqyrojnë natyrën shumëdisiplinëshe të fushës në një referencë të vetme, autoritative. Duke ofruar shumë njësi në renditje alfabetike, ky botim siguron një mbulesë sa më të plotë dhe sistematike të nënfushave të viktimilogjisë, duke përfshirë fushat e gjera që lidhen me viktimologjinë, si p.sh. historinë e krimit, historinë e viktimizimit, kriminologjinë, penologjinë, kriminalistikën, të drejtën penale, procedurën penale, sociologjinë, mjekësinë ligjore, psikologjinë, psikologjineë forenzike si dhe fusha të tjera. Thënë shkurt, "fjalori i terminologjik i viktimologjisë", është literaturë thelbësore për studentët dhe studiuesit, për të hulumtuar hapësirën e gjerë të kësaj fushe shumëdisiplinore. Shpresojmë që edhe puna jonë të jetë kontribut i caktuar në parandalimin e kriminalitetit dhe njekohesisht ndikojë në zvoglimin e viktimizimit. Në fund, i falënderoj miqësisht kontribuesit për analizat e tyre të shkathëta dhe për bashkëpunimin e tyre të çmuar. Gjithashtu e falënderoj presidentin e Kolegjit "ILIRIA", z. Mexhaid Reçi për mbështetjen financiare në botimin e këtij fjalori, po ashtu e falëndroj edhe prof. Florim Behlulin për punën e mrekullueshme në korrektimin e fjalorit. Ahmet Maloku, PhD. në Kriminologji Prorektor në Kolegjin "ILIRIA" Prishtinë, qershor 2019


FJALOR TERMINOLOGJIK I VIKTIMOLOGJISË Related Books

FJALOR TERMINOLOGJIK I VIKTIMOLOGJISË
Language: sq
Pages: 38
Authors: Ahmet Maloku
Categories: Law
Type: BOOK - Published: - Publisher: Ahmet Maloku

DOWNLOAD EBOOK

Shoqëria jonë duket se është gjithnjë më e shqetësuar me zbulimin dhe dënimin e kryesve të veprave penale e më pak me viktimat e dalura nga kriminalit
Anti-Bribery Compliance Incentives
Language: en
Pages: 6
Authors: Teichmann, Fabian Maximilian Johannes
Categories:
Type: BOOK - Published: 2017 - Publisher: kassel university press GmbH

DOWNLOAD EBOOK

Schlagworte: Bribery, Corruption, Incentives, Incentive Systems, Compliance
Applied Theory of Functional Differential Equations
Language: en
Pages: 246
Authors: V. Kolmanovskii
Categories: Mathematics
Type: BOOK - Published: 2012-12-06 - Publisher: Springer Science & Business Media

DOWNLOAD EBOOK

This volume provides an introduction to the properties of functional differential equations and their applications in diverse fields such as immunology, nuclear
Albania Past and Present
Language: en
Pages: 298
Authors: Constantin Anastasi Chekrezi
Categories: Albania
Type: BOOK - Published: 1919 - Publisher:

DOWNLOAD EBOOK

School-based Evaluation
Language: en
Pages: 213
Authors: David Nevo
Categories: Business & Economics
Type: BOOK - Published: 1995 - Publisher: Emerald Group Publishing

DOWNLOAD EBOOK

Presents a conceptual framework for school evaluation, and evaluation methods that can be used within the framework of the school. This work is based on concept